Flash News
Berisha vlerëson Ilir Ikonomin dhe Beqir Sinën: Zëri i Amerikës i rezistoi edhe censurofilisë së çmendur të viteve të fundit
Rekurs në Gjykatën e Lartë, Meta kërkon lirimin nga qelia
Vranë dhe grabitën 89-vjeçarin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre autorët
Rrëzohet kërkesa, Ilir Beqaj mbetet në burg
PS-PD arrijnë dakordësi, mandati i Vullnet Sinajt shkon në ‘Kushtetuese’
"Dua informacion nga SHISH”, Berisha i përgjigjet Majkos: Po kërkon strehim politik tek Spiropali
Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pasi deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka kërkuar sot nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali që t’i kërkohet SHIK informacion me shkrim në lidhje me akuzat e hedhura dje në drejtim të tij nga kryedemokrati.
Sipas Berishës në një postim në rrjetet sociale, Majko kërkoi strehim politik tek Spiropal, ndërsa thekson se kjo dosje është e bazuar në regjistrimin ambiental, që implikon direkt Pandeli Majkon, Alban Çelën, Drejtorinë e OSSHE-së të Qarkut Kukës.
"Majko kërkoi strehim politik tek Pëllumbesha Spirogjoka. Bravo Pandi!
Të dashur miq, denoncimi im dje, për të katërtën herë i dosjese së krimit elektoral në Kukës, zgjoi më në fund Z. Majko. Theksoj dhe një herë se kjo dosje është e bazuar në regjistrimin ambiental, që implikon direkt Pandeli Majkon, Alban Çelën, Drejtorinë e OSSHE-së të Qarkut Kukës etj… në të cilën vertetohet tenderi me shtylla centrifugale prej rreth 800 mijë euro dhe shpërndarja e tyre për fushatë elektorale në Qarkun Kukës dhe Qarkun Durrës. Sugjerim! Z. Majko mos pyet Pellumbeshën për virgjërinë tënde se ajo është shumë zenë në betej me Lubi Ballukun e Nesti Ramën, që i hëngrën kokën Lal Vjedhësit, por shko merr dosjen në arkivën e “SKAPIT të Partisë”", shkruan Berisha.