Flash News

Ditari i Opozitës

“Dua të takoj Berishën, Basha s’më ka ndihmuar”/ Banorja e “5 Majit” ulet në tokë para Parlamentit

“Dua të takoj Berishën, Basha s’më ka

Ditën e sotme, një grua është drejtuar me vrap drejt Kuvendit, por është ndaluar nga truprojat. Ajo ishte një prej protestuesve para Parlamentit, të cilët kërkojnë nga shteti shtëpi pas shembjes së banesave në kuadër të projektit të rindërtimit apo rikualifikimit urban.

Gruaja kërkoi që të takohej me ish-liderin demokrat Sali Berisha, i cili e ka mbështetur që në krye të herës protestën e tyre. Ajo tha se i ka kërkuar ndihmë kryedemokratit Lulzim Basha dhe se ky i fundit nuk i është përgjigjur pozitivisht.

“Dua Sali Berishën, dua të takoj Berishën, ai është shpresa ime e vetme. Do më prishet shtëpia me datë 22. I kam kërkuar Lulzim Bashës ndihmë, po nuk ka bërë gjë. I kam kërkuar Ramës e Metës ndihmë, por prapë asgjë. Prandaj dua të takoj dhe Berishën. Kam ditë që po e kërkoj por e kam patur të pamundur”, tha banorja.

Berisha më pas doli nga Kuvendi për të takuar qytetaren.

Diskutimet mes banores dhe Berishës

Banorja: Po na prishen shtëpiat. Për mua shpresa e vetme është Sali Berisha. Çfarë do bëhet me ne. Zoti kryeministër çfarë do bëhet me. Bashkia nuk pranon të na takojë. Ose do marrim akte. Kemi vendosur. jemi disa familjarë që do vetëflijohemi nëse nuk kemi zgjidhje. Ku është zoti Sali Berisha. Kontrata shkel ligjin e shpronësimit. Aktmarrëveshja duhet të vendosë kur dhe ku do të jepet banesa. Ne na thuhet që në të ardhmen do të na jepet një njësi banimi.

Duhet ta dhurojmë dhe nuk kemi të drejtë ta hedhim në gjyq. Unë banoj aty. 12 shtëpi që do shemben me datë 22 shkurt nuk kanë firmosur asnjë dhe këtë e jap me garanci unë. Babai im rrezikon. Mjeku më ka thënë që nëse ai kalon stres shumë të madh mund të pësojë atak kardiak. I kemi kërkuar zotit Meta, Rama, Veliaj. Duam të takojmë dhe Berishën, kaq ishte. Dihet çfarë njësie jemi dhe kë kemi mbështetur. Kam kërkuar takim.

Banorja drejtuar Berishës: Jam banore e 5 Majit. Ka një vit. Që vjet në shkurt kemi takuar të gjithë. Asnjeri nuk na është gjendur pranë. Donim me patjetër t’iu takonim. Ne jemi në dëshpërim. Do tërhiqemi zvarrë. Kush do na mbrojë. Kaq kërkojmë ne si banorë të na thuhet kur dhe ku.

Sali Berisha: E kam denoncuar shumë herë si akt çnjerëzor. Të gjithëve ju pa përjashtim ju takon në një vend normal të përfitoni nga ligji i posedimit me mirëbesim. Nga klauzolat e tij. Asgjësohet ligji këtu. Janë përfaqësuesit e këtij parlamenti.

Unë kërkesën tuaj do ta përcjell. Ne kemi një komision kolegjial. E quaj të drejtë këtë kërkesë. Jemi dhe do mbetemi parti e pronës. Përfshi këtu demokracitë më të vjetra që janë SHBA. Pronarit do i përgjigjemi me ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronës. Ju garantoj se asnjë nga këta banorë që kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria nuk kanë hapur themelet e asaj shtëpie pa e blerë. Këta e kanë blerë me dokumente trojet e tyre.

Edhe të mos ishte kjo. Duhet të dini një gjë. Ligji i posedimit është ligj që aplikohet në të gjithë botën. Këta shtetit i kanë paguar ujë, drita, taksë pastrimi. Është shteti që u ka ofruar mirëbesim atyre. Posedimi duhet të shtrihet edhe në pronën publike. Ligji i posedimit është i lashtë sa vetë ligji. Lulzim Brava përfaqëson interesat e Ramës. Qytetarët do i mbështesim me protesta dhe ne jemi për të drejtat e qytetarëve aty ku shkelen.

“Dua të takoj Berishën, Basha s’më ka

“Dua të takoj Berishën, Basha s’më ka

“Dua të takoj Berishën, Basha s’më ka

Të fundit