Flash News

Ditari i Opozitës

“Duan të eliminojnë opozitën”, Vasili: Rama, Nikolla, Balla kanë marrë peng Kuvendin

“Duan të eliminojnë opozitën”, Vasili: Rama, Nikolla,

Petrit Vasili ka reaguar nga kryesia e Kuvendit sëbashku me deputetin Oerd Bylykbashi pasi mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për përjashtimin nga seancat plenare të ministres Elisa Spiropali për shkak të gjuhës së përdorur ndaj tyre.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë u shpreh se gjuha e përdorur nga zyrtarët socialistë tregon standardin e tyre dhe se po mundohen të eliminojnë opozitën.

“Ju e dini më së miri që në parlamentin e Shqipërisë ne kemi pasur një kryeministër gojëpisët që e shndërroi parlamentin në një vatër të mafias, një ministër gojëpisët, një parlament që përdor fyerje ky kryeministër i drejtohet deputetit me palaço, ndërkohë për këta nuk ka dënime, të njëjtin provokim bën edhe Balla i grupit parlamentar të dini se këta janë dhunues të rregullores."

"Rasti i fundit me këtë Spiropalin se Don Kishotin e bëri shqiptar tregon më së miri se kush është standardi i tyre këta kanë iluzione që duke eliminuar fizikisht deputetët e opozitës në Kuvend, të mos thuhen të vërtetat.

"Se kur përdor këto standarde nuk ke më fytyrë por ke surrat kjo erdhi ë Edi Rama të fshihet në vrima për të mos dhënë llogari për aferën “McGonigal”, për të mos parë në sy atë që bëri zyrën e kryeministrin çerdhe mafioze.

"Treshja Rama, Nikolla, Balla janë nën akuzë publike për marrjen nën kontroll të parlamentit, votojnë si duan por kanë vetëm një objekt dhe një tutor, mafien e oligarkët ndaj dhe protestat në parlament dhe kudo janë kanë vetëm një objekti, rikthim të ligjit. Vendimin për shpalljen e Spiropalit me etikë të jashtëzakonshme është standardi i Rilindjes”, tha Vasili.

                                                                                                                                                  

Të fundit