Flash News

Ditari i Opozitës

"Duan të varin TikTok-un në litar", Berisha: Edi dhe Linda Rama armiq të fjalës së lirë

"Duan të varin TikTok-un në litar", Berisha: Edi dhe Linda

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij, Linda Rama, duke i quajtur "armiq të fjalës së lirë".

Gjatë ceremonisë së 34-vjetorit të themelimit të gazetës "Rilindja Demokratike", Berisha kritikoi ashpër masat e qeverisë ndaj lirisë së shprehjes, duke përmendur edhe përpjekjet për të bllokuar platforma të njohura si TikTok.

“Edi dhe Linda Rama janë armiq të fjalës së lirë. Pas 36 vitesh nga koha e diktaturës, pinjolli i saj firmos për të varur në litar TikTok-un,” deklaroi Berisha, duke krahasuar këtë akt me censurën e regjimit të kaluar.

Berisha: Miqtë e mi!

Ndofta asnjë komb nuk ka paguar çmim më të lartë se sa ne për fjalën e lirë.

Dy gjëra duhet të ndihemi krenar. Ato kodet tona të lashta, pavarësisht me të themi, me ngurtësinë e tyre, por ato kanë qenë më të hekurta se të gjitha ligjet për fjalën e lirë.

Lajmësi nuk preket dhe kjo shekuj më vonë është sanksionuar në nenet e Kushtetutës Amerikane.

Së dyti, asnjë komb tjetër nuk ka sakrifikuar për fjalën e lirë, sa kemi sakrifikuar ne shqiptarët në diktaturë.

Karl Jasper shkruan tek ‘Faji gjerman’ se në vitet e luftës në regjimin e Hitlerit, të pretendoje     për të bërë opozitë, duhej të hapje varrin me duart e tua.

Ju garantoj se ky rregull ishte pothuajse identik edhe në Shqipërinë e Enver Hoxhës.

Për vargjet e tij, Havzi Nela u var në gusht të 1988, me firmën e diktatorit dhe ngjitur me firmën e diktatorit ishte dhe firma e skulptorit kriminel, i cili mes të gjithë atyre që ishin, përfaqësonte kulturën, artin.

Ndofta duhej të ishte ndër më të paktit, që të mund të firmoste me dorën e tij aty. Jo. Ishte i dyti që firmosi pas Ramiz Alisë, dhe në atë dekret pati të tjerë që nuk firmosën.

Historia në një farë mënyre përsëritet.

Sot pas 36 vitesh nga ajo kohë, pinjolli i tij firmos të varë në litar Tik Tokun.

Akti më i rëndë i censurës që mund të ndërmerret.

Akti më i rëndë ndaj fjalës së lirë. Një platformë e cila ka një përdorim masiv sot, por duhet ta pranoj se njëlloj si Tëitteri, pasi u ble nga Elon Musk, nuk ka censurë. Tik Toku censurë nuk ka.

Por meqenëse nuk ka censurë, Edi Rama njëlloj si i ati firmos për ta varur në litar. Imagjinoni ju se cili është koncepti i tij për fjalën e lirë.

Nuk është e rastit kur 10 vite më parë zonja Rama do të ftonte gazetaret në një akt të pashembullt për tu uruar vitin e ri, ky ishte një xhest shumë fisnik, e meritonin gazetarët një respektim. I ftoi në pallatin presidencial.

Por çfarë u tha sulltanesha e Surrelit; në ato artikuj, ato gjilpëra helmi që i çoni burrit tim. Dhe qëllimi pra, ishte makabër, të shpallte artikujt e gazetareve si helme për bashkëshortin e saj.

Nuk do të ndalesha ti jepja një karakter, por ku janë të pandarë ndaj fjalës së lirë dhe qëndrimit ndaj kritikave, atëherë nuk ke sesi të mos i klasifikosh si armiq të egër të fjalës së lirë.

Të fundit