Flash News

Ditari i Opozitës

“Duhen vepra, jo fjalë”, Këlliçi: Baldushku nuk ka parë asnjë investim këto 10 vjet

“Duhen vepra, jo fjalë”, Këlliçi: Baldushku nuk ka

Kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka vazhduar turin e tij të takimeve në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Deputeti i Partisë Demokratike vuri në dukje se në këtë zonë nuk është bërë asnjë investim prej 10 vitesh.

Këlliçi renditi disa nga problematikat për banorët si mungesa e ujit për vaditje, rrugë të pashtruara.

“Në Baldushk nuk ka asnjë investim prej 10 vitesh! Mungon uji për vaditje! Banorët paguajnë faturën e ujit të pijshëm dhe ujë nuk kanë. E kanë zgjidhur individualisht me puse.Policia Bashkiake vjen këtu për t'i bezdisur sa herë duhet të hapin puse për ujë."

"Tubi që sjell ujin nga liqeni nuk është funksional. Të prekurit nga tërmeti nuk kanë hyrë ende në banesat e premtuara. Zona ka atraksione turistike por nuk ka rrugë të shtruara. Serat janë djerrë për shkak të emigracionit."

"Problemet janë të shumta dhe shtohen dita-ditës. Kanë kaluar shumë vite dhe për problemet nuk jepen zgjidhje. Banorët e Baldushkut presin ndryshime. Duhen vepra, jo fjalë! Përpara ka një mundësi për ta ndryshuar këtë realitet,” premtoi ai. 

Të fundit