Flash News

Ditari i Opozitës

"Duhet opozitë e fortë", deputetja e LSI-së: PD mos të nxitojë me reformat. Pa skanuar 25 prillin, s'mund të avancojmë

"Duhet opozitë e fortë", deputetja e LSI-së: PD mos

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho shpreh nevojën e një opozite të fortë me propozime konkrete përballë qeverisë SOCIALISTE.

“Mendoj që sot vendi, duke pasur këtë mazhorancë me shumë pushtet, vendit i intereson një opozitë e fortë dhe propozime konkrete. Ky është interesi konkret”, u shpreh ajo për "A2 CNN".

Sa i përket reformave që PD kërkon të nisë në Parlament, Xhixho fton demokratët që të mos nxitojnë, duke marrë si shembull "Zgjedhoren".

Ajo shtoi se Reforma Zgjedhore u deformua, duke shprehur nevojën e nismave që i rezistojnë kohës. Deputetja shtoi se pa një analizë të thellë të zgjedhjeve të 25 prilit nuk mund të ketë avancim.

“Një thellim i kësaj analize që padyshim duhet të vazhdojë, që të mos bëjmë reforma në letër që nuk zbatohen, si marrëveshja e 5 qershorit, të cilat u deformuan me forcën e kartonit nga kjo mazhorancë. Do të duhet të kemi një reformë që i reziston kohës. Pa një skaner të asaj që ndodhi më 25 prill, ne nuk mund të avancojmë”, shtoi ajo.

 

Të fundit