Flash News

Ditari i Opozitës

"Duhet të distancohemi, është problem”/ Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë komenton axhendën Soros në Shqipëri dhe Amerikë

"Duhet të distancohemi, është problem”/ Presidenti i

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Grant Van Cleve, ka komentuar ndikimin e fondacioneve të lidhura me George Soros në Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë një interviste në podcastin e deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Gjatë bashkëbisedimit, Van Cleve u ndal fillimisht te lidhja e tij personale me Shqipërinë, duke vlerësuar stilin e jetesës dhe kulturën shqiptare. Ai theksoi se mikpritja dhe karakteri i shqiptarëve janë ndër arsyet që e kanë bërë të ndihet i lidhur me vendin.

“Shqiptarët kanë një bukuri në stilin e jetesës që është tërheqës. Klima është e mirë dhe vetë njerëzit janë mikpritës e bujarë, sidomos me të huajt.

Mund të kenë përplasje mes tyre, por në fund i japin zemër njëri-tjetrit. Unë vetë kam ndryshuar, nuk jam më ai amerikani që isha kur erdha këtu, jam diku në mes të të dyjave”, u shpreh ai.

Në vijim të bisedës, Van Cleve komentoi edhe ndikimin e axhendës së Soros, duke theksuar se, sipas tij, duhet të ketë distancim nga këto struktura, të cilat i cilësoi problematike.

Ai u shpreh se organizatat e lidhura me këtë rrjet kanë pasur ndikim në shoqëri dhe në sistemin gjyqësor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klevis Balliu (@klevis_balliu)

Gjatë bisedës, u përmend edhe diskutimi publik për marrëdhëniet e George Soros me politikën shqiptare, një çështje që ka qenë shpesh pjesë e debatit politik në vend.

NDIQNI BISEDËN E PLOTË

 

Të fundit