Flash News

Ditari i Opozitës

"Duhet të jemi një”, Zhupa: Partitë që dolën nga PD, janë parti inati

"Duhet të jemi një”, Zhupa: Partitë që dolën

Deputetja e PD, Ina Zhupa tha se partitë që dolën nga PD janë thjesht “parti inati”.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zhupa tha se zgjedhja më e mirë për partitë që kanë marrë votat nga demokratët është të bashkojnë fuqitë ndaj mazhorancës.

“Unë personalisht do të doja ti kisha këshilluar të gjithë ato kolegë që kanë dalë nga partia Demokratike e të bashkoheshin si statutorë të fraksioneve sepse sot Partia Demokratike me statusin që ka e lejon fraksionin brenda partisë.

Si fillim bëj ftesë që të bashkohemi dhe së dyti q jemi një shoqërinë e lirë ku cilido mund të shprehë dimensionet e veta të opozitarizmit apo pro qeverisë. Unë jam gjithmonë partizane, mund të gjenden formula të koalicioneve të mundshme edhe në këto parti.

Disa parti i shikoj si të pamundura për të marrë votë e të përkthehen në mandate, janë thjesht parti inati. Ndërsa disa parti të tjera mund të marrin mandatet elektorale por nuk do jenë të fuqishme sa për ta dëmtuar mazhorancën apo një tjetër parti. Zgjedhja më e mirë për ato që kanë marrë vota nga demokratët është të bashkohemi e të jemi një” – deklaroi Zhupa.

Të fundit