Flash News

Ditari i Opozitës

Duka flet për takimin e djeshëm me Berishën: I priti shumë mirë propozimet tona

Duka flet për takimin e djeshëm me Berishën: I priti shumë

Kreu i PAA-së, Agron Duka ka zbardhur më shumë detaje për takimin që zhvilloi një ditë më parë me kryedemokratin Sali Berisha. Ai tha për “News 24” se Berisha e mirëpriti propozimin e aleatëve për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore 2023.

Duke e konsideruar takimin sit ë frytshëm, Duka shpreson që kjo dakordësi të kthehet në detaje dhe të hartohet një platformë e përbashkët.

“Ne vetë kemi menduar që duhet patjetër të jemi sa më të bashkuar dhe për të dalë me një kandidaturë të vetme sepse nëse do dilnim me disa kandidatura do humbnim. Takimi shkoi shumë mirë.

Z. Berisha i priti shumë mirë propozimet tona, si modalitetet për të dalë me një kandidaturë të përbashkët. Ne propozuam ose sondazhet si dhe primare të hapura. Do shikojmë dhe mundësinë se sa kemi për të shpenzuar, kërkon dhe gatishmërinë.

Mendoj që takimi qe i frytshëm. Shpresoj që kjo dakordësia parimisht të kthehet në detaje. Bëhet një platformë e përbashkët, ku një grup të monitorojë procesin atëherë themi se kemi arritur rezultat”, deklaroi Duka.

Të fundit