Flash News

Ditari i Opozitës

Duka: Forcat opozitare në Durrës mbështesin kandidaturën e Igli Carës!

Duka: Forcat opozitare në Durrës mbështesin kandidaturën e

Kryetari i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se të gjitha forcat opozitare në Durrës janë të bashkuara për të mbështetur kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, Igli Carën, në zgjedhjet vendore të 14 majit.

I ftuar në Repor Tv, Duka u shpreh se opozita duhet të minimizojë problematikat që ajo në ato vende ku kandidatë potencialë dhe figura me integritet për të fituar në mënyrë që të maksimalizojë votën.

“Në Durrës ka mundësi për riciklim partiak.  Opozita ka problematika, por këto mund të minimizohen ne ato vende ku realisht ka figura të mira, në mënyrë që të rikuperojnë diçka dhe për të hyrë në sistem kjo do të ishte një gjë shumë e mirë.

Nëse rasti Iglit ofron të gjitha forcat opozitare të cilat numerikisht e afrojnë atë para karriges së kryetarit të bashkisë. Dje kishim një takim të përbashkët dhe të gjithë opozita janë bashkuar në Durrës dhe janë në mbështetje të Igli Carës.’- tha Duka.

 

Të fundit