Flash News

Ditari i Opozitës

Duka: Kandidatët që kanë dalë nga primaret, kanë më shumë vota

Duka: Kandidatët që kanë dalë nga primaret, kanë

Kryetari i Partisë Agrare, Agron Duka shprehet i bindur se kandidatët që kanë dalë nga primaret në PD, janë ata që kanë më shumë vota në opozitë.

Duke folur përballë moderatorit Çim Peka në Syri tv është shprehur se kjo metodë bën më të dukshme se kush është më i fortë në opozitë.

‘Gjatë një takimi me Berishën i kemi propozuar që kandidatët të zgjidheshin me anë të sondazheve, ose konsultimit të përgjithshëm.

Por tani jemi përballë faktit të kryer, kanë dalë kandidatët e primareve dhe nuk kemi asnjë mundësi tjetër, vetëm të gjykojmë nëse këta janë kandidatët më të mirë që mund të mbledhin më shumë vota.

Sipas meje, kandidatët që kanë dalë nga primaret janë ata që marrin më shumë vota. Se kush është më i fortë në opozitë, kjo është e dukshme.

Në opozitë është më i fortë Berisha. Nëse do të puqemi të gjithë bashkë, mund të nxjerrim dhe fitues’, - u shpreh Kryetari i PAA-së, Agron Duka.

Të fundit