Flash News

Ditari i Opozitës

Duka: Në zgjedhjet e ardhshme vendore, hyjmë me siglën tonë, jo me PD

Duka: Në zgjedhjet e ardhshme vendore, hyjmë me siglën tonë,

Kreu i PAA-së Agron Duka është shprehur se në zgjedhjet e ardhshme vendore do të hyjnë me siglën e partisë, dhe jo në listë me kandidatët e PD.

I ftuar në MCN TV, Duka tha se PAA do të ketë kandidatët e saj , teksa shtoi se pret oferta edhe nga parti të tjera për lista të përbashkëta. Duka tha se nëse nuk marrin vota sipas pritshmërive, do të tërhiqen nga skena.

“Kemi vënë objektiv që do synojmë nga dy këshilltarë për bashki, duam 50 mijë vota në të gjithë Shqipërinë. Kjo do të jetë një trampolinë e mirë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Për herë të parë pas 6 vitesh që unë jam kryetar i PAA, duam të garojmë me siglën e PAA, për arsye të ndryshme. Kësaj radhe do hyjmë çfarëdo që do bëhet. Ne do hyjmë në zgjedhjet vendore, nuk dëshirojmë të fusim anëtarët e Këshillit Bashkiak në listat e PD, duam ti kemi më vete. Nëse brenda nesh do futen forca të reja, mund të bëjmë lista të reja. Ky është vendimi i marrë nga PAA, presim oferta të partive të reja, ndoshta Nisma Thurje, që të maksimizojmë dhe të bëjmë lista të përbashkëta. Problemi është të dalim më vete, ta provojmë sa vota kemi.  Nëse s’kemi, ikim tërhiqemi nga skena. Duhet ta provojmë”, tha Duka.

 

Të fundit