Flash News

Ditari i Opozitës

Duka-Patozit: Je marrë gjithë kohën me PD-në, po mundohesh të bësh lojën e Ramës

Duka-Patozit: Je marrë gjithë kohën me PD-në, po mundohesh

Ish-deputetii PD, Oerd Bylykbashi dhe kreu i PAA-së Agron Duka janë përplasur me koordinatorin e Bindjes Demokratike, Astrit Patozin mbrëmjen e sotme në emisionin "Open".

Bylykbashi deklaroi se sot lajmi pas marrëveshjes së koalicionit është rrëzimi i Ramës, por duket se ky fakt nuk i pëlqu Patozit.

DEBATI

Bylykbashi-Patozit: Pse rri akoma të gozhda e vjetër?

Bylykbashi: Ne bëjmë çmos që të maksimizojmë votat. Ne kemi dy lista me të cilat do të dalim. Lista jonë dhe LSI që do të dal më vete. Sipas llogarive matematike kjo na jep ne mundësi të kemi rezultat. Konkluzioni final është që në 25 prill fiton ky konfigurim.

Por përsëri Patozi duket se nuk bie dakord dhe thotë se PD-LSI janë e njëjta gjë.

Patozi: Rama mund të rrërzohet jo vetëm me një listë, por edhe me dy e tre lista.

Agron Duka: Kodi Zgjedhor na detyron që ne të dalim me dy lista, pasi me një listë nuk maksimizohet vota. LSI dhe gjithë partitë aleate kemi të gjithë një qëllim. Kemi një aleancë edhe paszgjedhore. Ne nuk kemi betejë as me Patozin dhe as me ndonjë tjetër. Beteja jonë është me Ramën. Në 2017 LSI ka qenë më vete dhe tani LSI është me ne. Monika Kryemadhi me Bashën kanë rënë dakord që në qarqe të caktuara të dalin së bashku. Ne nuk kemi asgjë kundër partive të tjera.

Bylykbashi-Patozit: Mund të vini edhe ju me ne.

Duka: Patozi është marrë gjithë kohën me PD-në dhe duket se po bën lojën e Ramës.

Kujtojmë se Astrit Patozi ka qenë një ndër kritikët më të fortë të kryedemokrati Basha dhe marrëdhëniet u acaruan edhe më shumë pasi Patozi krijoi parti pak para zgjedhjeve lokale të 2019, ndërkohë që opozita i bojkotoi ato zgjedhje. 

Të fundit