Flash News

Ditari i Opozitës

Duka-Ramës: Përse kandidove në Durrës, të detyruan krimi dhe oligarkët?!

Duka-Ramës: Përse kandidove në Durrës, të detyruan

Kreu i PAA, Agron Duka, i cili kandidon i dyti në listën e PD për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si përfaqësues të kriminelëve.

Në një status në rrjetet sociale Duka e pyet se përse zgjodhi të kandidojë në Durrës. 

Përse kandidove dhe në Durrës, të detyruan krimi dhe oligarkët?!

- Ti çfarë përfaqëson?!

Ja ta them unë:

- Ti je përfaqësues i kriminelëve, unë i njerëzve të thjeshtë të Shijakut dhe Durrësit.

A të duan shqiptarët?

Ja ta them unë:

- Ti robo je bërë gogol për shqiptarët, unë përherë miqësor me popullin tim.

Çfarë di për vete Ti në 8 vite qeverisje?

Ja ta them unë:

- Ti je kthyer në makth për shqiptarët!!! Unë dhe kolegët e mi jemi shpresa.

Dhe në mbyllje nga Shijaku të them:

- Vazhdo Robo diktatorët kanë të njëjtin fund kudo”, përfundon Duka.

Të fundit