All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Dule: Berisha do japë nesër lajme të mëdha për koalicionin opozitar, do ketë rezultat të padiskutueshëm

All - Paragraf - 1

Dule: Berisha do japë nesër lajme të mëdha për

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule deklaroi se kreu i PD, Sali Berisha do japë nesër lajmin për koalicionin opozitar në zgjedhjet lokale të 14 majit.

All - Paragraf - 3

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Dule u shpreh se ka ende negociata për Këshillat Bashkiakë.

“Lajmet e mëdha do t’i japë zoti Berisha, nuk mund t’i jap unë me zotin Duka sot, do e dëgjoni nesër. Midis gjërave negative, jemi edhe në një situatë pozitive. Mënyra e kandidimit të forcave opozitare, do japë një rezultat të padiskutueshëm në përbërjen e  Këshillave Bashkiake.

Shumica është e dhënë që sot teorikisht dhe pas datës 14 maj edhe praktikisht. Këto të dhëna do të jenë në favor të opozitës. Për Këshillat Bashkiake, aty ku mund të arrihet koordinimi, po zhvillohen bisedime”, theksoi ai.

 

Të fundit