Flash News

Ditari i Opozitës

Dule: Burgosja e Belerit si njësoj si ajo e Alexei Navalnyt nga Putin

Dule: Burgosja e Belerit si njësoj si ajo e Alexei Navalnyt nga Putin

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule mori pjesë në protestën e organizuar në Himarë për burgosjen kryebashkiakut, Fredi Beleri.

Në fjalën që mbajti, ai deklaroi se ka një indinjatë të thellë mes protestuesve dhe mbështetësve të Belerit, pasi sipas tij po shkelen të drejtat themelore të njeriut.

Ai shtoi se burgosja e Belerit është veprim regjimi, duke e krahasuar atë me burgosjen e Alexei Navalnyt në Rusi nga Vladimir Putin.

 “Të dashur himariotë, më lejoni të falënderoj kolegët e mi të parlamentit grek që ndodhen këtu mes nesh. Të gjithë do donim që situata të ishte ndryshe. Festa do ishte shumë e madhe, por kemi një protestë të madhe në vend të kësaj. Kemi indinjatë të thellë, sepse po shkelen të drejtat themelore.

Është metoda e sistemeve totalitare të mos funksionojnë ndryshe, të burgosin. Ashtu si në sistemet e tjera totalitare ka të burgosur, Edi Rama mban Fredin tonë. Ai donte dinjitetin e qytetarëve të tij dhe e burgosën. Ky është motivi i regjimeve që nuk funksionojnë dot pa të burgosur politikë. Putini mban të burgosur Navalnyn, ndërsa Rama mban Fredin tonë.

I drejtohem sërish kryeministrit të vendit, dëshiroj që sërish t’i kujtoj se çdo moment që zgjatet burgosja e tij, po kaq zvogëlohet qëndrimi i tij në pushtet. Edi Rama nuk e di më kë është ngatërruar”, u shpreh ai.

 

Të fundit