Flash News

Ditari i Opozitës

Dule: Edi Rama ka drekuar me Belerin në Kryeministri

Dule: Edi Rama ka drekuar me Belerin në Kryeministri

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka denoncuar kryeministrin Edi Rama se ka shtrembëruar qëllimisht deklaratat e tij gjatë fushatës së 14 majit 2023 në lidhje me helenizimin.

Në Syri YTV, Dule ka deklaruar se Rama nuk donte që qytetarët e Himarës ta detyronin të ulej me Fredi Belerin si kryebashkiak, pasi kryeministri ka drekuar me Belerin në Kryeministri gjatë vitit 2020.

Dule: Vemi te Rama. Fillon me helenizimin pasi në portalet e veta kishte përkthyer qëllimisht shtrëmbër ‘helenizmin’ në helenizim, faktin e bëte proces dhe e përdor vetë në mënyrë të përsëritur. Ai nuk do të ulej me zotin Beleri dhe nuk donte që qytetarët e Himarës ta detyronin të ulej me zotin Beleri, në një kohë që zotin Beleri e kishte ftuar vetë ai në Kryeministri në vitin 2020 dhe ishte ulur për drekë me zotin Beleri në Kryeministri dhe në vitin 2023 u thoshte himariotëve të transportuar që mos më detyroni të ulem me atë njeri në tavolinë. Po në vitin 2020, Beleri me një përfaqësi nga Himara ishin të ftuar të zotit Rama në Kryeministri...

Të fundit