Flash News
Goditi mjekun me sende të forta në kokë, arrestohet 54-vjeçari në Vorë
Ishte nisur nga Bari, policia kufitare ndalon velieren në Spille, gjenden armë e municione
Meteorologët paralajmërojnë për përmbytje në Shqipëri
Flet e moshuara që u dhunua nga nusja në Shkodër: M’i ka shkulur flokët!
Shtyu gazetaren/ Shoqata e Gazetarëve Europianë dënon sjelljen e Majkos: Akt intimidues
Dule nga Himara: Ka prani të personave me precedentë dhe punonjës administrate, policia nuk reagon
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka folur nga Himara aty po mbahen zgjedhjet e pjesshme për të zgjedhur kryebashkiakun e ri mes Petro Gjikurisë dhe Vangjel Tavos.
Për mediat, Dule u shpreh se 93 zgjedhës kanë transferuar gjendjen civile përtej afateve ligjore.
“Janë shkelje fragrante, që janë kallëzuar në SPAK edhe nga kandidati Petro Gjikuria. Kandidati i PS-së ka pohuar me zë dhe figurë se ka shpërndarë mbi 1200 tituj pronësie, ndërkohë që në sirtarë e Kadastrës janë edhe mbi 600 të tjerë. Çfarë mund të presë më drejtësia për të vepruar”, tha Dule.
Ndër të tjera, Dule theksoi se Vangjel Tavo ka hyrë në garë me 1 mijë vota plus.
“Nëse i referohemi numrit të personave të transferuar në Bashkinë e Himarës dhe atyre që po i mohohet e drejta e votës, kandidati socialist Vangjel Tavo, ka hyrë në këtë proces me plus 1 mijë vota”, u shpreh kreu i PBDNJ-së.
Dule vuri nq dukje praninë e shtuar të punëtorëve të administratës dhe personave me precedentë penal.
“Është vënë re prania intensive e qytetarëve me precedentë penale, të shoqëruar nga Kryetarët e Bashkive të Konispolit dhe Vlorës. Policia e Shtetit nuk ka reaguar në asnjë rast të kërkuar prej nesh, ndaj individëve që ushtronin këtë veprimtari të paligjshme jashtë qendrave të votimit”, tha ai.
Teksa i quajti zgjedhjet e parregullta, Dule shtoi se nesër Himara zgjohet me dy kryebashkiakë, pasi mandati i Belerit nuk u ndërpre konform ligjit.
“Himara nesër do të zgjohet me dy kryebashkiakë të zgjedhur. Mandati i Fredi Belerit nuk është ndërprerë konform ligjit dhe vendim të formës së prerë. Është për tu gjykuar ankimimi në KAS dhe njëkohësisht i zotit Beleri që u depozituan sipas legjislacionti brenda 30 ditëve që parashikon ligji”, përfundoi ai.