Flash News

Ditari i Opozitës

Dule: U largova nga Kuvendi para se të flasë Erdogan, sot u dhunua institucioni sovran

Dule: U largova nga Kuvendi para se të flasë Erdogan, sot u dhunua

Deputeti Vangjel Dule ka treguar arsyen pse nuk ishte i pranishëm në Kuvend kur presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan mbajti një fjalim.

I ftuar në emisionin Open në Top Channel, Dule tha se u largua para fjalës së Erdogan në foltoren e kuvendit, se sipas tij është dhunuar institucioni më sovran shqiptar. Sipas Dules, ai fjalim plot ultimatume nuk duhet të ishte mbajtur nga ana e presidentit turk.

“Në mënyrë të ndërgjegjshme u largova para fjalës që do të mbante Erdogan. Sot është dhunuar institucioni sovran, zakonisht fjalimet nuk vënë kushte, sot u vunë kushte, kjo kondicionohet vetëm nga sovrani. Kishte tone ultimative, të vij herës tjetër dhe të mos kem këto probleme. Ne kemi struktura të cilat ndjekin çështjet, ai fjalim nuk duhet të ishte mbajtur”, tha Dule.

 

Të fundit