Flash News

Ditari i Opozitës

Duma për protestën: Berisha tregoi se ka popullin, kishte frymë besimi, ç’thonë ndërkombëtarët

Duma për protestën: Berisha tregoi se ka popullin, kishte frymë

Deputetja Grida Duma e pranishme dje në protestën e thirrur nga PD dhe shoqëria civile, tha se kryedemokrati Sali Berisha dëshmoi që më 6 mars se pa logo dhe me frymën e tij, mund të marrë popullin me vete.

Në një lidhje direkte për studion e ‘Open’ në News 24, deputetja u shpreh se në bisedat që ka zhvilluar me përfaqësues ndërkombëtarë, kanë dëshmuar se ata e njohin shumë mirë peshën dhe impaktin e Berishës.

“Unë mendoj që është një pikëpyetje e madhe dhe nuk është aq e thjeshtë dhe vetë Berisha e di këtë pikëpyetje. Mbetet ta shikojmë në vijim, për 1 vit kemi zgjedhjet lokale. Aty nuk do na prevalojë testi është Berisha apo jo, por a kemi kandidatët më të mirë. Krizat e mëdha kërkojnë kohën e vetë dhe stabilizimin e faktorëve të vetë. Dhe PD nuk është parti pa elitën e vetë, ndaj elita e vetë do bëjë më të mirën.

Nuk kanë asnjë dyshim ndërkombëtarët për peshën që ka Berisha. Në bisedat e mia me to kanë treguar se dinë impaktin dhe peshën që ka Berisha në historinë e Shqipërisë. Çështja nuk është për impakt por për zgjerim. Ai në 6 mars pa logo por me frymën e tij e mori popullin me vete. Dhe këtë unë ja njoh Sali Berishës”, tha Duma.

Deputetja shtoi se demokratët e protestës pasqyronin emocion që përfaqësuesit e tyre u bënë bashkë. Duma tha se do të jetë pjesë e çdo proteste, teksa nënvizoi se protesta e djeshme kishte frymë të madhe besimi.

“Ajo që pashë sot te demokratët ishte emocioni që na shikonin bashkë. Përmes demokratëve do të ngrihen shqiptarët. Pa ata nuk ka ngritje, nuk ka peshë të aksionit politik. Sot pashë, për hir të së vërtetës, një frymë të mirë besimi e shprese. Unë kam qenë pjesë e çdo proteste të PD dhe do të jem, por e sotmja ishte me një frymë besimi më të madhe”, u shpreh Duma.

Të fundit