Flash News

Ditari i Opozitës

Duma përgënjeshtron Alibeajn: Nuk ka pasur dakordësi mes grupit. Bashkimi i PD nuk nis me përjashtime, të jetë edhe Berisha

Duma përgënjeshtron Alibeajn: Nuk ka pasur dakordësi mes grupit.

Deputetja e PD-së, Grida Duma deklaroi se për bashkimin e partisë nuk duhet të ketë kushte dhe përjashtime. Për Dumën nuk është problem që të jetë edhe Sali Berisha.

Ndërkohë kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha pas dorëheqjes së Lulzim Bashës të hënën se edhe “Rithemelimi” duhet të përdorë të njëjtin mekanizëm me Berishën.

Duma ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga Alibeaj. Ky i fundit ka thënë se ka patur dakordësi mes grupit, gjë e cila është kontestuar nga deputetja. Alibeaj pranoi vetëm kontestimet që kishin të bënin me terminologjinë e teksit, por jo me kushtin që lidhej me Berishën.

"Nuk ka pasur një dakordësi të grupit të PD, ne kemi qenë shumë luajal edhe ditën që kemi bërë takimin. Vendim grupi kur nuk është gjysma e grupit nuk ka, nuk kërkojmë kushte kur kërkojmë bashkim, negociata prodhon rrethana të reja dhe këto duhet të prodhojnë bashkimi.

Duhet bërë një bisedë e thellë dhe aty le të diskutohen të gjitha, mund të jetë edhe Berisha, po s’ka arsye të kemi frikë nga asgjë që askush. Nuk do të thotë që duhet të kthehem pas nga 9 shtatori, arti i negociatës nuk nis as me kushte", tha Duma.

 

 

Të fundit