Flash News

Ditari i Opozitës

Duma-qeverisë: Këtu po vihet bast kush është i radhës që ‘do ta hajë’

Duma-qeverisë: Këtu po vihet bast kush është i radhës

Deputetja demokrate Grida Duma teksa iu referua çështjes së inceneratorëve nga foltorja e Kuvendit, iu drejtua qeverisë duke i thënë se kanë hall mbi hall, se kush do të jetë i radhës që odo t’i dalë emir nëpër skandale.

Duma tha se halli i vetëm që ka qeveria tani është çështja e inceneratorëve, ku po vihet bats se kush do të jetë tjetri që do ‘ta hajë’.

“Test pas testi po shkon historia e këtij vendi, Gjynah jemi që na shikojnë prapë si eksperiment në mes të Europës. Kishte element të instruktuar në fjalën tuaj. Sa herë keni dalë në këtë foltore keni folur se ne kemi një hall, ju keni një hall. Në shkencat e psikologjisë nëse do t’i fshihesh hallit tënd duhet të flasësh për hallin e tjetrit. Kështu vazhdon gjatë gjithë kohës. Ndërkohë që ju dëgjoja që flisnit për hallet tona mu kujtua fjala e popullit “Zot pa hall mos më lënç por hall mbi hall mos më vënsh”. Është e kollajshme të kuptohet që koncesionet e shëndetësisë janë hall mbi hall. Halli që keni tani është ajo çështja e inceneratorëve. Këtu po vihet bast kush është i radhës që do ta hajë. E vërteta vonon por nuk harron”, tha Duma.

Kujtojmë se prej ditësh, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka denoncuar fakte dhe informacione të reja nga dosja e inceneratorëve. Disa ditë më parë, Kryemadhi nxori listën me 24 kompani të cilat ishin përfshië në evazion fiskal.

Sipas Kryemadhit, kompanitë në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë kryer evazion duke përdorur fatura fiktive ndaj klientëve.

Të fundit