Flash News

Ditari i Opozitës

Dumani konfirmon hetimin ndaj Irena Gjokës, Hoti: E papranueshme që të mbajë detyrën

Dumani konfirmon hetimin ndaj Irena Gjokës, Hoti: E papranueshme që

Hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka e ka konfirmuar vetë kreu i SPAK, Altin Dumani.

Nga Kuvendi, Dumani tha se çështja ndaj Gjokës është në hetim paraprak dhe pritet vlerësimi i prokurorit për të parë nëse ka ose jo vepër penale të kryer nga gjyqtarja.

“Kjo çështje është në hetim paraprak dhe është regjistruar si procedim penal në vitin 2025. Është çështje në hetim, është në vlerësimin e prokurorit të konkludojë nëse ka vepër penale dhe më tej nëse ka, të ngerjë akuzë ndaj persionit të kallëzuar. Sa kohë është çështje në hetim nuk po japim spjegim”, tha Dumani.

Nga ana tjetër, deputetja demokrate Eld Hoti e quajti të papranueshme që një gjyqtare nën hetim të vijojë detyrën.

“Z. Dumani tha që gjyqtarja Irena Gjoka Shpata Maneku është nën hetim. Është e papranueshme që një gjyqtare që është nën hetim të vazhdojë të mbajë detyrën e saj si pjesë e strukturave të drejtësisë. Kjo është fytyra më e qartë e drejtësisë sot në Shqipëri.

Si mund të kërkohet që qytetarët shqiptarë të besojnë sot te drejtësia, kur vetë ata që duhet të garantojnë drejtësinë janë të njollosur me rekorde kriminale? Si mund të flasim për integritet, kur një gjyqtare si Irena Shpata Maneku Gjoka, që është e dënuar, vazhdon të gjykojë çështje politike dhe, për ironi të fatit, çdo dosje që lidhet me opozitën i takon kësaj gjyqtareje? Kjo është drejtësia, një skemë, një sistem i ndërtuar për të mbajtur pushtetin dhe goditur kundërshtarin politik”, tha Hoti.

Të fundit