Flash News

Ditari i Opozitës

Dumani në krye të SPAK-ut, Meta: Është kthyer në ‘Rama-formë’, s’më zgjon emocion

Dumani në krye të SPAK-ut, Meta: Është kthyer në

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk bëri asnjë koment për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK-ut.

I ftuar në “Kjo Javë” në News 24, Meta u shpreh se kreu i SPAK ka një rol procedurial në drejtësi, ndërsa theksoi se reforma është shndërruar prej vitesh në atë që ai e quajti “Rama-formë”.

Kreu i PL-së nënvizoi se Shqipëria prej 6 vitesh ka rënë mbi 20 vende në indeksin e korrupsionit.

“Nuk kam asnjë koment për këtë zgjedhje, aq më tepër që sipas reformës në drejtësi drejtuesi i SPAK ka një rol procedurial drejtues dhe njëkohësisht ka patur kaq shumë debate dhe tifozeri për këtë çështje. Në gjykimin tim jo vetëm si kreu i PL-së për shkak të pozitave që kam pasur në të kaluarën kjo reformë prej kohësh është kthyer në një “Rama-formë” në tërësinë e vetë dhe nuk më zgjon ndonjë emocion të veçantë pasi kriza e mungesës së rezultateve sa i takon funksionimit të shtetit të se drejtës nuk mund të fshihet për shkak të atmosferave që krijohen që nuk na heqin vëmendjen nga thelbi i problemit. Në këto 6 vite Shqipëria ka rënë mbi 20 vende sa i takon indeksit të korrupsionit sipas Parlamentit Evropian. Shqiptarët sot renditen si populli me të ardhurat më të ulëta në kontinent krahasuar më gjithë fqinjët tanë. Kjo është për arsye se korrupsioni është në nivelin më të lartë jo vetëm në rajon”, tha Meta.  

Të fundit