Flash News

Ditari i Opozitës

"Dumani s’guxoi t’i përmendte", Alizoti: Me paratë e dr*gës blihet pushteti i Ramës

"Dumani s’guxoi t’i përmendte", Alizoti: Me

Deputeti demokrat, Tomor Alizoti deklaron se drejtuesi i SPAK refuzon të tregojë emrat e mafies shqiptare që operon jashtë vendit, ndryshe nga sa bëjnë homologët e tij. 

Në Syri tv, Alizoti tha se me paratë e drogës që kryeministri Rama i mbron me fanatizëm, blihen votat dhe pushteti.

‘Dumani nuk guxoi të përmendte emrat e bosëve të drogës, të Sinaloas. Në Meksikë ministri guxon të tregojë se kush janë bosët e drogës te ne jo, kur pyeta ministrin e Brendshëm, iku dhe nuk u përgjigj. Vetëm në Shqipëri nuk ka emra, ministri jonë ikën. Shqiptarët janë në kulmin e tyre, po droga shitet në Evropë jo në Shqipëri. Por me paratë e drogës, shqiptarët vijnë këtu, krijojnë mafien, blejnë votat, blejnë shtetin. Pse i duhen Ramës këta, që Rama të marrë votat dhe Rama t’u japë sigurinë këtyre. Kjo është mafia’.

Të fundit