All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Durrësi me koncesion, Bylykbashi: Bashkinë e ka marrë kryeministria

All - Paragraf - 1

Durrësi me koncesion, Bylykbashi: Bashkinë e ka marrë

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me koncesionet e dhëna nga qeveria në qytetin e Durrësit.

All - Paragraf - 3

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti Oerd Bylykbashi shkruan se në këtë qytet është dhënë me koncesion shërbimi urban, ndërsa shton se “plehrat ia paguajmë me paratë e durrsakeve koncesionit të Tiranës”.

Ndër të tjera, ai thekson se porti nuk është me i durrsakëve, ndërsa shkruan se tashmë është vendosur që edhe varrimin dhe respektin e fundit te dashurve të tyre, durrsaket do të duhet ta negociojnë me koncensionarin e varrezave.

Në përfundim të postimit të tij, Bylykbashi thotë se më 25 prill duhet “të votojmë masivisht qe t’ia kthejmë Durrësin durrsakëve”.

Postimi i plotë: 

Durresi i takon durrsakeve, jo hienave!

Blene votat e hallexhinjve me parate e korrupsionit dhe krimit te organizuar e me to erdhen ne pushtet dhe i futen thonjte Durresit e nuk e leshojne.

Me pas ia dhane shitblerjen e votave me konçension organizatave kriminale qe e kthyen Durresin ne kryeqytetin e krimit te organizuar.

Dhane me konçension sherbimin urban ne Durres. Plehrat ia paguajme me parate e durrsakeve koncensionit te Tiranes. Zhvillimi urban eshte praktikisht i dhene me "konçension" ne duart e pak ndertuesve.

Porti nuk eshte me i durrsakeve. Sapo dhane nje konçension tjeter. Madje portin dhe bregun e detit prej se paku 3 km do t'ia japin arabeve. Durrsaket nuk do ta shohin me detin siç e shohin sot.

Bashkine e ka marre me konçension Kryeministria. Çfare vendos Rama ekzekutohet ne Durres nga drejtoresha e pergjitheshme e bashkise.

Tashme paskan vendosur edhe qe varrimin dhe respektin e fundit te dashurve te tyre, durrsaket do te duhet ta negociojne me konçensionarin e varrezave. Nuk mjaftojne taksat qe paguajne po duhet te paguhet edhe konçensionari per banesen e fundit. Turp!

Kane nje shprehje durrsaket per kete sjellje grabitqare te ketyre qe po i qeverisin: "Kush mur, dul". E thene ndryshe, "Kush mori, doli". Pra marrin ç'te marrin dhe ikin. Thjesht grabitqare qe ne ikje e siper po marrin edhe luget dhe filxhanet.

Me 25 prill duhet te shkojme te votojme masivisht qe t'ia kthejme Durresin durrsakeve. Me 25 prill, duke perzene Edi Ramen nga pushteti, fiton Shqiperia.

Të fundit