Flash News

Ditari i Opozitës

“Durrësi po ‘zhytet’ nga mbeturinat”, Hysaj denoncon: Propaganda e bashkisë thotë se është më i pastri

“Durrësi po ‘zhytet’ nga mbeturinat”, Hysaj

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në grupin e Sali Berishës, Jola Hysaj ka dencuar me foto pamjet nga mbetjet e mbeturinave që kanë ‘pushtuar’ qytetin e Durrësit.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ajo shkruan se Shkallnuri si pjesë e Bashkisë Durrës, po zhytet në mbeturinë ndërsa propaganda e ‘Rilindjes’ thotë se qyteti është i pastër.

‘Pastruesja në aksion’, ka ironizuar Hysaj shoqëruar me pamjet nga qyteti.

POSTIMI I PLOTË:

Ca pika shiu ranë mbi qelq e m'u kujtua pastrimi i mbeturinave në këtë qytet .
Të dalësh me zë e me figurë e të thuash se qyteti është më i pastër, se pemë e drita kaq janë punë e bashkisë, po i'u them kaloni dhe në Shkallnur se pjesë e bashkisë është dhe pastrimi xixë,apo jo?
"Pastruesja" në aksion!
Si duket nuk e ka vënë në dijeni sufleri !!!

 

Të fundit