Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
DW: Ringritja e PD-e vështirë pa njohur shkakun e krizës, dy skenarët e mundshëm

Dorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, partisë më të madhe në opozitë në Shqipëri, ofron mundësi për bashkimin e kësaj partie, e cila gjendet prej gjysmë viti në krizë dhe është përçarë keqazi në dy grupe kundërshtare. Vetë Basha e motivoi dorëheqjen si një akt, ”për ringjalljen dhe unitetin e demokratëve".
Shkaku u krizës: Berisha i përjashtuar si „non grata”.
Kriza në PD u shfaq shtatorin e kaluar kur Basha, tre muaj pas rizgjedhjes së tij kryetar, përjashtoi liderin historik të PD, Berisha nga grupi parlamentar i demokratëve për shkak të shpalljes së tij "persona non grata” nga qeveria amerikane "për vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në Shqipëri.”
Basha, nga i preferuari i Berishës, „biri i tij politik" u shndërrua brenda natës në rivalin, që duhej hequr, "si i marrë peng nga kryeministri Rama". PD u nda në dy grupime kundërshtare, me një antagonizëm që sa erdhi dhe u thellua. Zgjedhjet e parakohshme, të pjesshme lokale në fillim të këtij muaji, më 6 mars treguan se grupimi i Berishës kishte më shumë mbështetje në bazën e demokratëve, sesa PD-ja zyrtare e Bashës, e cila nuk fitoi asnjë bashki. Humbja solli atë që nuk sollën 7 muaj fushatë intensive e grupimit të Berishës: dorëheqjen e Bashës, të cilin grupimi i kryesuar nga Berisha e kishte shkarkuar që në dhjetorin e kaluar në Kuvendin Kombëtar.
Po a mjafton dorëheqja e Bashës që PD të bashkohet? Aleksandër Çipa, analist i pavarur në Tiranë, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë e konsideron të pamjaftueshme.
"Dorëheqja e Bashës zhvlerëson një hatu të mbështetësve të ish-kryeministrit Berisha që njihet si „Grupi Rithemelues i PD. Por kjo dorëheqje nuk mjafton për zgjidhje të krizës së PD-së, për sa kohë pala e ish-liderit historik të PD, Berisha, qëllimisht nuk njeh/anashkalon zanafillën, shkakun e krizës që është përjashtimi nga Basha i ish-kryeministrit Berisha, nga grupi parlamentar i demokratëve si „non grata," thekson për DW, Aleksandër Çipa.
Të mundshëm dy skenarë
Genc Pollo, ish-deputet dhe ish-ministër në qeverinë e PD-së thotë për DW se zhvillimet e pritshme në PD mund të kenë dy skenarë.
„Skenari optimal është një bashkim i PD, bazuar në vendimet e marra në Kuvendin e Dhjetorit, por duke marrë parasysh kërkesat e arsyeshme të grupimit të mbështetësve të deritanishëm të Bashës. Skenari negativ është që drejtuesit e lënë nga Basha të frenojnë bashkimin duke paraqitur kushte të pamundura, joparimore, të mbajnë vulën dhe logon e PD dhe të caktojnë kandidatë në zgjedhjet lokale 2023 për të përçarë votën e opozitës" thotë për DW, Genc Pollo.
Vendimet e Kuvendit të Dhjetorit të "Grupimit të Rithemelimit” shkarkuan Bashën dhe lidershipin e PD, që tani po negocion për bashkim dhe nuk njohin si zanafillë të krizës përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD ,si „non grata. Vetë ish kryeministri Berisha ka pohuar që synon rikthimin tij në krye të PD.
Çfarë lidershipi i lypset PD?
Ringritja e PD nis nga bashkimi i dy grupimeve dhe vijon me lidershipin e saj të ri që pritet të zgjidhet në maj. "PD e tentoi rinovimin në udhëheqje në vitin 2013 me zgjedhjen e Bashës kryetar. Rezultati është ky që kemi parë. Në këtë fazë PD nuk është në qejf për eksperimente. Anëtarët e saj do të vendosin me votën e tyre. Gjithsesi këshillat në këtë drejtim janë të mirëpritura sidomos kur vijnë nga votues e dashamirës të PD. Demokracia shqiptare ka nevojë urgjente për një opozitë efektivee cila luan plotësisht rolin e kontrollit dhe balancës ndaj pushtetit qeveritar. Pa aksionin e ish-kryeministrit Berisha nga vjeshta e shkuar, do të ishim me opozitën më moçalore të këtyre tri dekadave,” - thotë Genc Pollo.
Baltosje e ndërsjelltë, mosveprim i drejtësisë
Situata rëndohet kur kihet parasysh që pas shpalles "persona non grata” të ish-kryeministri Berisha, SHBA deklaruan që nuk do të bashkëpunojnë me PD e Shqipërisë nëse ajo do të drejtohet nga Berisha.
Në gjashtë muajt e përçarjes së PD-së të dyja grupimet kundërshtare baltosën me akuza të rënda për korrupsion njëri-tjetrin. "Baltosja është aspekti më i pakëndshëm i gjashtë muajve të fundit. Në tërësi fajësimet ishin të përgjithshme, pa prova e pa substance” thotë Genc Pollo.
Deri tani drejtësia e re dhe Struktura e Posaçme kundër korrupsionit (SPAK) nuk kanë publikuar ndonjë rezultat nga ndonjë hetim potencial për këto akuza.
"Korrupsioni prej shumë vitesh në Shqipëri është një histori e mbetur pa hetim dhe ndëshkim ligjor. Rastet homologe me Kroacinë, Rumaninë dhe rishtazi me Bullgarinë janë mjaftueshmërisht model për ndjekje nga drejtësia shqiptare, por fatkeqësisht kjo ende nuk ka mbërritur tek ne. Dhe jo për faj të të tjerëve, por për arsye të përgjegjësisë së pandjerë shqiptare. Drejtësia në Shqipëri, edhe pse ka një status tjetër ligjor qysh prej 2016, nuk ka fituar dot kurajon ligjore dhe guximin për të vetëvepruar, kryesisht ndaj qeverisjes së politikanëve që gjenerojnë abuzivisht me tranzicioin "ala shqiptar" thotë Aleksandër Çipa. DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38