Flash News

Ditari i Opozitës

Dy ditë para protestës së thirrur nga Berisha, zv.ambasadori amerikan shkon në selinë blu

Dy ditë para protestës së thirrur nga Berisha, zv.ambasadori

Dyert e selisë blu janë kyçur për demokratët që kanë dalë në mbështetje të ish-liderit Berisha, por sot në Partinë Demokratike do të shkojë zëvendësambasadori amerikan Demian Smith.

Ky i fundit pritet të mbërrijë në PD rreth orës 13:00, ku do të zhvillojë një takim me Bashën. Vizita në PD vjen dy ditë para protestës së thirrur nga ish-lideri Sali Berisha.

Më herët në selinë blu ka mbërritur Basha, i cili ka hyrë nga një derë anësore. Teksa grupi i Komisionit të Rithemelimit dhe të rinjtë e FRPD-së tentuan të hyjnë në seli për të zhvilluar mbledhje, kryedemokrati i shikonte në distancë, pasi ishte duke konsumuar një kafe me gazetarët që mbulojnë selinë blu.

Të fundit