Flash News

Ditari i Opozitës

Dy ditë pas incidentit, Berisha pret në seli presidentin kroat. Mesic: Atentat politik ndaj Doktorit

Dy ditë pas incidentit, Berisha pret në seli presidentin kroat. Mesic:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pritur sot në zyrë presidentin kroat Stipe Mesic.

Gjatë takimit me Mesic, Berisha ka folur edhe rreth sulmit ndaj tij më 5 dhjetor, ditë kur PD po mbante protestën antiqeveritare.

Berisha i ka thënë presidentit kroat se personi që e goditi, i ka shërbyer dikur një nga figurave më të zeza të historisë së Shqipërisë.

“Personi i zgjedhur që do më godiste është informator i policisë kriminale, me të cilin është marrë një nga figurat më të zeza të historisë së shtetit shqiptar”, ka thënë Berisha.  

Presidenti kroat u shpreh se goditja ndaj Berishës ishte një atentat politik. 

“Kam qenë shumë i shqetësuar dhe kam pyetur ndihmësit e mi çdo 15 minuta”, i tha Mesiç Berishës. “E kam ditur që në fillim se është një sulm i organizuar. Përvoja ime e gjatë në politikën ballkanike më tregon se kjo nuk mund të ishte një rastësi”.

Ish-presidenti kroat tha se kryetari i PD është dëmtuar fizikisht, por është ndihmuar politikisht. “Ata ju kanë bërë nder me këtë sulm dhe kanë dëmtuar veten”, shtoi ai. Mesiç i tha Berishës “ju jeni babai i demokracisë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Ju i duheni Shqipërisë, shqiptarëve dhe Europës, sepse jeni demokrat”, përfundoi ai.

Në fund pyetjes se pse kundërshtari i tij mund ta bëje këtë, Berisha iu përgjigj: Edi Rama nuk e gëzon dot një sukses të vetin, sado i madh qoftë, pa dhunuar kundërshtarin. Është në psikën e tij”.

Të fundit