Flash News

Ditari i Opozitës

Atentatet ndaj dy biznesmenëve, reagon PD: Raste tronditëse, që tregojnë shthurjen e qeverisë në muajt e fundit

Alibeaj: Shpejtësia me të cilën do të hetohet, tregues kyç për gatishmërinë e policisë dhe të prokurorisë për të zbuluar të vërtetën

Atentatet ndaj dy biznesmenëve, reagon PD: Raste tronditëse, që

“Raste tronditëse”, kështu i ka cilësuar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, vrasjen e biznesmenit 51-vjeçar Niko Goro, në Himarë dhe denoncimin e biznesmenit Andon Dhima në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj shkruan se dy rastet, veçse tregojnë shthurjen e qëverisë në muajt e fundit, po ashtu janë një tregues kyç për gatishmërinë e policisë dhe të prokurorisë për të zbuluar të vërtetën.

“Në Himarë, një biznesmen u vra në atentat, në mes të ditës; Në Tiranë, një biznesmen denoncon në polici një tentativë për atentat.

Të dyja janë raste tronditëse, që tregojnë shthurjen e kësaj qeverie në muajt e fundit të saj.

Shpejtësia me të cilën do të hetohet denoncimi i biznesmenit Andon Dhima do të jetë një tregues kyç për gatishmërinë e policisë dhe të prokurorisë për të zbuluar të vërtetën. Zvarritja e çështjeve të tilla, siç e ka zakon prokuroria dhe policia, do të jetë veçse kronikë e një atentati tjetër të paralajmëruar!”, shkruan Alibeaj.

Të fundit