Flash News

Ditari i Opozitës

Dy atentate brenda ditës, reagon Bardhi: Rendi dhe siguria publike ka marrë përmasa dramatike

Dy atentate brenda ditës, reagon Bardhi: Rendi dhe siguria publike ka

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me atentatet  në Krujë e Shkodër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi është shprehur se anarkia, krimi dhe vrasjet nuk mund të jenë përditshmëria e qytetarëve për vitin 2024.

Postimi i Bardhit:

Rendi dhe siguria publike ka marrë përmasa dramatike gjatë muajve të fundit. Atentatet mafioze që përsëriten çdo ditë janë një rrezik permanent për jetën e qytetarëve.

Është e papranueshme që profesionalizmi në strukturat e sigurisë të zëvendësohet me propagandën bajate të Ministrit të Brendshëm. Lidhja e politikës me krimin e organizuar po i pamundëson profesionistëve në Polici të jenë garant të jetës së qytetarëve. Anarkia, krimi dhe vrasjet nuk mund të jenë përditshëmëria e qytetarëve në vitin 2024.

 

Të fundit