Flash News

Ditari i Opozitës

"Dy herë kam qenë në hetime", Basha tregon detyrat që ka mbajtur gjatë angazhimit të tij në Kosovë

"Dy herë kam qenë në hetime", Basha tregon detyrat

Basha tha se ka punuar në Mitrovicë, Prishtinë dhe Gjilan në poste administrative por asnjëherë në role hetimore. Gjithashtu ka pohuar në “Opinion” se dy herë ka qenë i përfshirë ne hetime lidhur me çështjen e krimeve në Kosovë; kur u ngrit aktakuza ndaj Milosheviçit dhe një hetim të krimeve të paramilitarëve serbë në Mitrovicë.

“Në Mitrovicë legal oficer, por fillimet kanë qenë si përkthyes por rekrutimi ka qenë si legal oficer. Së dyti në Prishtinë për afro një vit e pak si përgjegjës për zonën amerikane të administrimit të Kosovës. Në zonën e Gjilanit për ngritjen dhe këqyrjen e komponentit të drejtësisë kosovare, pra rrol administrativ dhe jo hetimor. Pas kësaj asistent i veçantë i drejtorit të departamentit të drejtësisë që ishte de facto ministri i drejtësisë së Kosovës. Që konsistonte në punën e transferimit të punës nga UNMIK-u dhe ngritjen e ministrisë së Kosovës. Pas kësaj detyrat e mija në Kosovë kanë mbaruar dhe i jam bashkuar Partisë Demokratike.

Dy hetime kam bërë: Kam qenë pjesë e ekipit të tribunalit të Hagës që ngriti aktakuzën kundër Milloshevitit në vitet 1998-99 kam punuar në ngritjen e padisë, që kam çuar para drejtësisë kasapin e Ballkanit.

Në Mitrovicë në vitet 2000 në atë që njihet lagja Boshnjake, kam hetuar disa krime të bëra nga paramilitarët serbë. Në këto dy hetime kam ndihmuar me rolin tim në organizata ndërkombëtare”, u shpreh Basha.

Të fundit