Flash News

Ditari i Opozitës

"Dy incidente të rënda diplomatike", opozita thërret urgjentisht në komision ministrin e Jashtëm, Ferit Hoxha

"Dy incidente të rënda diplomatike", opozita thërret

Anëtarët e opozitës në Komisioni i Jashtëm kanë kërkuar paraqitjen e menjëhershme të ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha për të dhënë sqarime lidhur me dy çështje që i konsiderojnë shqetësuese për marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit.

Sipas deputetëve demokratë, një nga rastet lidhet me një komunikim të brendshëm diplomatik, ku pretendohet se ministri ka dhënë udhëzime që Donika Gervalla të mos ketë kontakte apo takime me përfaqësues të tjerë të qeverisë shqiptare. Ky veprim, sipas tyre, ngre pikëpyetje mbi koordinimin institucional dhe raportet me Kosovën.

Ndërkohë, rasti i dytë që kërkon sqarim ka të bëjë me deklarata të ministrit, të cilat opozita i cilëson si fyese ndaj shqiptarëve në Maqedonia e Veriut.

Për këtë arsye, ata kërkojnë një qëndrim të qartë dhe publik mbi këto zhvillime, duke i konsideruar si incidente që dëmtojnë imazhin diplomatik të Shqipërisë.

"Dy incidente të rënda diplomatike", opozita thërret

Të fundit