Flash News

Ditari i Opozitës

“Dy PD nuk mund të ketë”, analistët tregojnë rrugët e zgjidhjes së krizës në PD

“Dy PD nuk mund të ketë”, analistët tregojnë

Analistët e politikanë kanë dhënë versionet e tyre në emisionin Politiko të Alfred Lelës që mund çojnë në zgjidhjen e krizës së thellë që ka përfshirë Partinë Demokratike për drejtimin e saj.

Aldo Bumçi, mbështetës i Sali Berishës në përplasjen me Bashën thotë se zgjidhja është mbajtja e një procesi votëbesimi për kryetarin brenda PD-së.

Analisti Gent Burimi sheh ndarjen si opsion kryesor.

“Ndarja është gjithmonë...nuk ka shkrirje të PD! Jo shkrirje, por ndarja. Partitë që ndahen nuk shkrihen”, u shpreh Burimi.

“Berisha të përgatitet për një parti tjetër dhe në pamundësi për të realizuar zgjedhje brenda partisë, zgjedhjet në terren do të jetë testimi, ku partia që merr më shumë vota është partia demokratike e vërtetë dhe duhet të absorbojë partinë tjetër më të vogël. Dy PD nuk mund të ketë”, tha analisti Mentor Kikia si propozim të parë.

Si zgjidhje të dytë sheh një tjetër rrugë.

“Ose të dy protagonistët e sherrit largohen. Berisha thotë e kemi vetëm me Bashën dhe Basha thotë e kemi vetëm me Berishën”, u shpreh ai.

“Një formulë që mund të gjendet gjuha e pajtimit me një personazh të tretë, jo me Bashën dhe Berishën”, deklaroi analisti Aleksandër Çipa.

 

Të fundit