Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Dy rreziqe kërcënojnë të ardhmen”, thirrja e Jozefina Topallit: Bashkohuni në protestën e 7 korrikut
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Jozefina Topalli, deklaroi në takimin e kryedemokratit Sali Berisha me gratë e LDGSH-së se "në protestën e 7 korrikut duhet të bashkohemi kundër qeverisë".
Sipas Topallit, dy janë problemet kryesore në vend, emigrimi dhe fenomeni demokrafik i rritjes negative, që do të thotë numri i vdekjeve është më i lartë se ai i lindjeve.
Teksa e quajti këtë situatë alarmante, Jozefina Topalli u shpreh se gratë nuk duhet të heshtin, të bashkohen më 7 korrik për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve.
"Më 7 korrik besoj se një numër shumë i madh burrash e grash, djem të rinj do të vijnë të sfidojnë lirinë, perspektivën që secili kërkon t'ia japë fëmijës së vet.
Ka shumë probleme, për mua personalisht dy janë më të rrezikshmet emigrimi, dhe fenomeni demokrafik i rritjes negative.
Numri i vdekjeve më i lartë se numri i lindjeve. Ky është alarm. Elon Musk për Japoninë, thotë se, ai vend që ka rritje negative demografike, s'ka të ardhme.
Gruaja nuk mëkaton kurrë me heshtje dhe oportunizëm kur fjala është për familjen e saj", tha Topalli.