Flash News

Ditari i Opozitës

"Dy shembuj, sa na kushtojnë kërcënimet dhe firmat e Erionit Veliajt"

"Dy shembuj, sa na kushtojnë kërcënimet dhe firmat e Erionit

Ilda Zhulali, drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD ka sjellë në kujtesë dy shembuj konkret se sa na kushtojnë kërcënimet dhe firmat e kryebashkiakut të arrestuar Erionit Veliaj.

Në rrjetet sociale, Zhulali shkruan se i pari është rasti i SMS-ve kërcënuese ndaj televizionit Agon Channel me kosot 2 mln euro dhe së dyti rasti i inceneratorit të Tiranës, me kosto mbi 40 milionë euro. 

"Dy shembuj, sa na kushtojnë kërcënimet dhe firmat e Erionit Veliajt.
I mbani mend sms kërcënuese të Erion Veliajt ndaj televizionit Agon Channel? A e dini se ÇDO FJALË e mesazhit të tij na kushtoi mbi 2 milionë euro?
Mbi 2 milionë euro ÇDO FJALË!
Me 59 fjalë kërcënoi Erioni - 140 milionë euro paguan shqiptarët për mërzinë e tij!
E mbani mend firmën e Erionit për inceneratorin e Tiranës? A e dini se ÇDO GËRMË e emrit të tij na kushtoi mbi 40 milionë euro?
40 milionë euro ÇDO GËRMË!
11 gërma ka firma e Erionit - 440 milionë euro do paguajnë banorët e Tiranës vetëm për emërmbiemrin e tij!
Banorët e Tiranës janë shumë të varfër për të përballuar një kryebashkiak kaq të shtenjtë sa Erion Veliaj!", shkruan Zhulali. 

Të fundit