Flash News

Ditari i Opozitës

Dyfytyrësia e prokurorëve politikë, Malltezi: Bamirësinë e quajnë përfitim, kurse për pagesat e burrit të Alketës për Ramën, mbyllin sytë e veshët

Dyfytyrësia e prokurorëve politikë, Malltezi:

Jamarbër Malltezi akuzon prokurorët e SPAK se, ku vjen fjala për përfitimet e Edi Ramës, mbyllin sytë dhe veshët.

Me anë të një postimi në Facebook, Malltezi, i cili është edhe drejtuesi i departamentit të Mjedisit në PD, akuzon ‘prokurorët politikë se zekatin bamirësinë time për trajtim mjekësor të 3 fëmijëve autikë (që ju publikojnë edhe emrat si armiq të partisë) e quajnë përfitim të Sali Berishën, ndërsa për trajtimet e Edi Ramës nga burri i Alketa Vejsiut me 10,000 euro për 1 javë në hotelin detoks në Itali mbyllin sytë, veshët’.

Reagimi i plotë i Jamarbër Malltezit:

Dyfytyrësia e prokurorëve politikë:

zekatin bamirësinë time për trajtim mjekësor të 3 fëmijëve autikë (që ju publikojnë edhe emrat si armiq të partisë) e quajnë përfitim të Sali Berishën, ndërsa për trajtimet e Edi Ramës nga burri i Alketa Vejsiut me 10,000 euro për 1 javë në hotelin detoks në Itali mbyllin sytë, veshët dhe hundët e kthehen në idiotë të dobishëm të kryehajdutit. Në këmbim të pagesave dhjetëra mijëra euroshe në hotele, edi rama i ka firmos dhjetëra leje ndërtimi më Tiranë dhe resorte në Dhërmi burrit të Alketa Vejsiut.

A ka përfitim direkt dhe kundërveprim mes njëri tjetrit, apo “xix se djeg”? Palaçot e fëmijëve tanë janë kthyer në butaforikë në nënshtrimin politik, pa cipë, pa shtyllë, paturp

Reagimi i Malltezit, vjen pas deklaratave të Arben Ahmetajt në një intervistë për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ku tregoi se, një biznesmen që ka përfituar leje ndërtimi në Tiranë i ka paguar me 10 mijë euro, qëndrimin e një jave në ‘Hotel Palace Merano’ Edi Ramës, me qëllim që ai të detoksifikohet.

 

Të fundit