Flash News

Ditari i Opozitës

Dyshimet për ekzistencën e 4200 firmave, Paloka vjen me propozim: Të caktohet nga një i besuar që të verifikojë formularët

Dyshimet për ekzistencën e 4200 firmave, Paloka vjen me propozim:

Kryetari i Këshillit Kombëtar i PD, Edi Paloka i ka bërë drejtuesëve të PD një propozim, pas dyshimeve që kanë këta të fundit për sigurimin e 4200 fimave për mbledhjen e Kuvendit.

Në një prononcim për mediat, Paloka sqaroi propozimin e tij që parashikon zgjedhjen e një të besuari nga palët që të shkojnë dhe të verifikojnë formulart që gjenden në zyrën e tij prej disa ditësh.

Ai shtoi se në këtë mënyrë do të hiqen hijet e dyshimit. Kryedemokrati Lulzim Basha dhe mbështetës së tij kanë ngritur pikëpyetje se firmat nuk ekzistojnë dhe se ish-kryeministri Sali Berisha "po luan bllofin".

Paloka shtoi se nëse palët nuk e pranojnë këtë propozim, dëshmojnë se nuk dëshirojnë zgjidhje të ngrëçit. Basha e të tjerë e kanë etiktuar si kasafortë, zyrën e Palokës, ku ndodhen dhe firmat. Berisha ka caktuar datën 11 dhjetor për mbledhjen e Kuvendit të PD.

“Do i propozoja dhe i kam propozuar palëve një zgjidhje që të ishte shteruese dhe të hiqte çdo dyshim që ka mes palëve. Statuti nuk parashikon asnjë procedurë. Unë do i propozoja palëve të caktonin nga një person që mund të ishin për njërën palë personi që merrej me problemet e zgjedhjeve, për njërën palë Ivi Kaso, e nga ana tjetër mund të ishte Minarolli që merret me këtë çështje në sekretariat.

Unë po bëj një propozim, që palët të eliminojnë hijet e dyshimit. Të dyja palët mund të caktojnë nga një njeri të besuar. Të ecim me këtë proces pa vazhduar me sulme, dyshime që vetëm dëmtojnë PD. Unë thash meqë gjendem në këtë pozicion, mes të dyja palëve propozoj zgjidhje. Nëse palët nuk pranojnë, i bie që nuk duan zgjidhje.

Sapo e deklarova që ky është propozimi që unë po bëj dhe e kam diskutuar me palët. Të dy palët të caktojnë nga një person të besueshëm të tyre. Unë hodha si ide që mund të jetë nga njëra anë sekretari zgjedhor, e nga ana tjetër sekretari organizativ. Të marrin formularët e të verifikojnë që janë apo jo delegatë dhe kanë firmosur apo jo. Kështu do të mbyllej kjo histori. Jemi në kushtet e palëve. Si do e votojë kryesia e partisë diçka që duket në dritë të diellit. Nëse vërtetojnë që 4.200 delegatë kërkojnë mbledhjen e Kuvendit, nuk ka rëndësi as kryetar e asnjë tjetër”, tha Paloka.

Të fundit