Flash News

Ditari i Opozitës

"Dyshohet për fraktura të brinjëve", Noka: Gjekmarkajn e kanë shtypur 10-15 policë

"Dyshohet për fraktura të brinjëve", Noka: Gjekmarkajn

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka komentuar rastin e deputetit Agron Gjekmarkaj i cili humbi ndjenjat te Pallati me Shigjeta gjatë protestës.

I ftuar në MCN, Noka thotë se Gjekmarkaj u dhunua nga 10-15 policë në mënyrë barbare dhe dyshohet se ka raktura të brinjve.

"E gjithë dhuna është dirigjuar nga drejtuesit e policisë. Unë sa po vij nga Spitali Ushtarak, gjendja e tij është shqetësuese. Policia thotë sikur zotit Gjekmarkaj nuk i ka ndodhur asgjë.

Policia është narkopolici, falsifikatorë nga fillimi dhe deri në fund. Një ngjarje e dhënë live, kanë parë njerëzit dhunën, policia mashtron. Policia thotë se Gjekmarkajt i ka rënë të fiktë dhe nuk ka patur asnjë lidhje me dhunën policore.

Tani që po vij këtu, në spital po i bëhej radiografi të brinjve. Kishte goditje, dyshohet për fraktura të brinjve. Tensionin e ka 18, ka qëndruar i shtypur nga policët mbi 10-15 policë e kanë shtypur, uroj të mos ketë fraktura. Urojmë ta kalojë shpejt, imagjinoni gjendjen e nënkryetarit të Kuvendit t Shqipërisë. A mund ti besojnë shqiptarët narkopolicisë?", tha Noka. 

Të fundit