Flash News

Ditari i Opozitës

E dënuar në Greqi, pas SPAK PD kërkesë edhe ILD-së: Shkarkoni gjyqtaren Irena Gjoka

E dënuar në Greqi, pas SPAK PD kërkesë edhe ILD-së:

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja dorëzoi sot në SPAK vendimin e Gjykatës së Janinës për Irena Gjoka, sipas së çilës, rezulton e dënuar në Greqi.

Ky dënim është mbajtur i fshehur nga ILD. Më herët, Kalaja i dërgoi një shkresë kreut të SPAK, Altin Dumani ku i kërkon ridërgimin për shqyrtim pranë KPA të çështjes që i përket Irena Gjokës.

Në shkresën drejtuar ILD, Kalaja kërkon shakrkimine menjëhershëm të gjyqtares Irena Gjoka.

Gjoka u ndalua në Kakavijë nga autoritetet greke në 2002, me pasaportë të falsifikuar. Ajo shmangu proçesin gjyqësor ndaj saj, dhe nuk mori pjesë as në seançën ku u dënua.

E dënuar në Greqi, pas SPAK PD kërkesë edhe ILD-së:

Të fundit