Flash News

Ditari i Opozitës

E gjobitën, Kujtim Gjuzi sfidon Policinë nga Kuvendi: Deklaroj këtu se nuk do e mbaj maskën në ambientet e jashtme! Nuk të mbron

E gjobitën, Kujtim Gjuzi sfidon Policinë nga Kuvendi: Deklaroj

Ka filluar me përplasje seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend, ndërsa pjesë e rendit të ditës është edhe një interpelancë mes ministres së drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe deputetit Lefter Maliqi.

Ka qenë deputeti Kujtim Gjuzi, i cili pas një gjobe të marrë nga policia në hyrje të godinës së Parlementit, ka zgjedhur të sfidojë këtë të fundit duke deklaruar se nuk do ta mbajë maskën në ambientet e jashtme.

 “Ka ardhur VKM në lidhje me përdorimin e maskës në ambiente të hapura se ashtu e ka menduar kryeministri që para 3-4 muajsh tha se maska nuk ka arsye të vendoset në ambiente të hapura.

Unë kam marrë një gjobë nga Policia e Shtetit, por nuk mund të njihen vendimet e Ramës kur ato nuk vijnë në Kuvend.

Maska sipas mjekëve në Akademinë Kombëtare të Shkencave thonë që maska nuk të mbron dhe deklaroj këtu se unë nuk do ta mbajë maskën", tha Gjuzi, duke shtuar se: “Ju deklaroj këtu se unë nuk do e mbaj maskën jashtë ambienteve të mbyllura, në ambiente të mbyllura po.”

Të fundit