Flash News

Ditari i Opozitës

E ka takuar Sali Berishën pas arrestit në shtëpi? Noka: S'më ndalon njeri sa kohë jam deputet

E ka takuar Sali Berishën pas arrestit në shtëpi? Noka:

Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka deklaruar se nuk mund ta ndalojë askush që të takojë kryetarin e partisë së tij, Sali Berishën, ndonëse është në arrest shtëpie.

I ftuar në Ora News, Noka tha se klauzola e komunikimeve të Berishës tregon qartë mllefin politik që është shfryrë, pasi nuk ka bazë ligjore

NokaE kam thënë edhe më parë, unë jam deputet i Shqipërisë, nuk më ndalon kush që të takon kënd. Edhe në burg mund të takoj njerëz, jo më kryetarin e partisë time. Ajo klauzola e komunikimeve të Berishës tregon qartë mllefin politik që është shfryrë, nuk ka bazë ligjore. 

Nuk më ndalon njeri për sa kohë jam deputet dhe përfaqësoj PD-në. Ndërsa ata që ngrenë kartonët për regjimin nuk i konsideroj unë.

 

 

Të fundit