Flash News
Proda kërkon rritje të buxhetit për Policinë e Shtetit
Berisha: Fitorja e Trump ka një rëndësi të jashtëzakonshme në Shqipëri, ndaj opozitës shqiptare u bë një grusht shteti
Korçë / Arrestohet mësuesi, ngacmoi s*ksualisht dy 14-vjeçare në WhatsApp
Apeli lë në fuqi vendimin, burg përjetë për Laert Haxhiun
Me pranga në duar, Beqaj mbërrin në Kuvend për të dëshmuar sërish te “Sterilizimi”
“E ka të kotë”, Spahia: Rama po përdor çdo mjet antidemokratik për t’i mbyllur gojën opozitës
Ish deputeti dhe ish kreu i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia komentoi aksionin e opozitës në Kuvend, si dhe prezencën e qindra gardistëve të cilët rrethuan deputetët e opozitës.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se kryeministri Rama po përdor çdo mjet antidemokratik për t’i mbyllur gojën opozitës, por shton se e ka të kotë.
“Edi Rama e di që nuk e ka më nën kontroll opozitën, prandaj po përdor çdo mjet antidemokratik për t’i mbyllur gojën. E ka të kotë që mendon se përmes Gardës së Republikës do të nënshtrojë opozitën.
Edi Rama mund të dojë t’u ngjajë ajatollahëve, diktatorëve dhe autokratëve të Lindjes, që shtypin opozitat dhe qytetarët, por ky është rasti që i ka bërë llogaritë gabim.
Qëndresa në parlament e kolegëve të opozitës nuk bëhet për interesa personal. Përkundrazi! Ata kanë hequr dorë nga komoditeti, kanë marrë kosto personale, por do i’a dalim që bashkë të rikthejmë besimin e qytetarëve tek opozita.
Me një regjim si ky i Edi Ramës, që nuk njeh votë, nuk lejon kontrollin parlamentar, që kërkon të emërojë opozitën edhe në parlament, ka vetëm një rrugë: Përballje!”, shkruan Spahia.