Flash News

Ditari i Opozitës

E kallëzoi në SPAK, Këlliçi ka një ‘sugjerim’ për Bardhin

E kallëzoi në SPAK, Këlliçi ka një

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas kallëzimin në SPAK nga Gazment Bardhi në statusin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se nuk ëhsshtë hera e parë që ndaj tij depozitohen padi në SPAK, teksa i sugjeroi Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Gazment Bardhi, të largohen nga godina e P-së, duke përdorur derën e FRPD-së.

Postimi i plotë:

Nga viti 2015 kur u zgjodha kryetar i FRPD, bashkë me qindra demokratë të tjerë, kemi provuar në kurriz qelitë, gazin lotsjellës dhe dhunën policore. Është bërë gjithçka për të na asgjësuar si Parti Demokratike.

Ndaj meje janë depozituar 11 padi në SPAK nga Erion Veliaj, Ardian Çela, Mirel Mërtiri dhe gjithë fijet e tjera të pushtetit okult të Edi Ramës. Sot m'u shtua edhe një, nga Gazment Bardhi!

Zoti Bardhi!

Ju dhe ish kryetari ynë jeni shkarkuar nga funksionet tuaja nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike më 11 dhjetor 2021.

Me padinë tënde të porositur s'ma bën syri tërr.

Ju sugjeroj të përdorni si dalje nga selia derën e FRPD-së, në anën perëndimore të godinës.

Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë! Parti sovrane e demokratëve të lirë!

Të fundit