Flash News

Ditari i Opozitës

‘E kam kalur Covid-19’, Berisha: Jam vaksinuar dy herë, por kundërshtoj vaksinimin me detyrim

‘E kam kalur Covid-19’, Berisha: Jam vaksinuar dy herë, por

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se e ka kaluar Covid-19 dhe më pas ka marrë të dyja e dozat e vaksinës.

I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Berisha tha se i konsideron si një mrekulli vaksinat, por shton se është kundër vaksinimit me detyrim.

Berisha: Unë e kam kaluar Covidin dhe kam bërë 2 vaksina. Unë duhet të them se nëse jam një njeri bën çdo vaksinë, që i konsideroj vaksinat si një mrekulli të njerëzit, por jam në mënyrë kategorike kundër detyrimit, për vaksinën. Kjo pasi, nuk duhet harruar se çfarë është njeriu në fund të fundit.

Janë shumë persona që e konsiderojnë vaksinë si një agresor të rrezikshëm. Të gjitha argumentet që ne mund të japim, duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk do të arrijmë t’i bindim, për të futur një agjent në trupin e tyre. Unë mbetem sa pro vaksinës dhe pro të drejtave të njeriut.   

Të fundit