Flash News

Ditari i Opozitës

“E kam ndjekur që kur ishte zog i lirë”, Açka: Sfidoj Ramën të japë tabulatet

“E kam ndjekur që kur ishte zog i lirë”, Açka:  

Deputetja e PD-së, Flutura Açka ka folur për seancën e Kuvendit të së enjtes së kaluar ku dominuan debatet e ashpra.

E ftuar në emisionin ‘Open’ në ‘News24’, Açka, e cila ishte një nga deputetet që debatoi me Ramën, theksoi se gjithçka ishte një skenar i përgatitur nga kryeministri.

Mes të tjerash ajo tha se Rama, ndonëse përmend Konicën apo Frashërin e Fan Nolin, nuk mund të jetë kurrsesi si ata.

Diversion të kësaj natyre Rama bën shpesh, e ka bërë të rrugës që në Parlament vjen vetëm për të provokuar. Dhe ajri aty është i parapërgatitur që aty do ketë skena të përgatitura. Ne nuk është e thënë që të nxjerrim koburet në parlament apo shuplakat, por duhet të kthehemi me argumente. E enjtja e shkuar e shpjegoi se çfarë ndodhi. S’doja të isha në të njëjtën gjuhë.

Zoti Bardhi e tha fare qartë se çfarë ndodhi të enjten. ishte një puç, një puç moral i asaj parlamenti. Duke nisur që nga rendi i ditës. provokimi nisi që nga emrat për avokatin e popullit. Rama ishte i parapërgatitur.

Ajo çka kishte ndodhur më pas ishte një përgjigje e asaj pabesie politike që ndodhi mes maxhorancës dhe opozitës. Votimi i asaj dire ishte i parapërgatitur. Ishte skenar që do hidhte baltë mbi opozitën. procesi ishte i helmuar. Opozita nuk provokoi, por sqaroi se çfarë ndodhi. Ishte një plan që u zbulua nga opozita. E ftoj publikisht zotin Rama, dhe deputetët e tjerë që të tregohen transparent me tabulatet e telefonave.

Unë mund t’i nxjerr të gjitha tabutatet e mia. As të imitosh Ismail Qemalin, apo të lexosh e citosh Konicën, apo Fan Nolin, me një gjuhë me batuta, për të cilat Rama njihet, pasi e kam ndjekur që kur ishte zog i lirë, s’të bëjnë si këta burra. Këta burra që përpiqet që t’i imitojë, nuk e shitën atdheun, ndërsa Rama na shiti për klikën e tij. Këta njerëz janë të pazëvendësueshëm.”, tha ajo.

 

Të fundit