Flash News

Ditari i Opozitës

Atentate dhe zero përgjegjësi, Balliu në Kuvend: E vetmja qeveri që ka koordinator për krimin e organizuar

Atentate dhe zero përgjegjësi, Balliu në Kuvend: E vetmja qeveri

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu hodhi akuza ndaj qeverisë për mungesën e garantimit të sigurisë publike, duke sjellë në vëmendje tre atentatet e ndodhura vetëm brenda një muaji.

Në seancën e sotme parlamentare, Balliu denoncoi mungesën e reagimit të Policisë, akuzoi drejtuesit e lartë të sigurisë si të paprekshëm dhe shigjetoi qeverinë pasi sipas tij, e ka koordinator për krimin e organizuar, duke iu referuar deklaratave të ish-ministrit Arben Ahmetaj.

“Ka këtu edhe nga ata që kanë qenë ministra të Brendshëm dhe flasin për sigurinë në vend. Në një muaj kanë ndodhur tre atentate, mes tyre edhe ai në aeroportin e Rinasit. Ndodhi atentat para aeroportit të Rinasit, në vendin më të sigurt, që ruhet me Polici, Ushtri, Garda, Shërbim Informativ. Për një orë e gjysmë nuk pati asnjë polic, në rreze 10 kilometra, atentatorët ikën, madje dogjën dhe makinën. Atë ditë kishte edhe më shumë masa sigurie, sepse atë ditë po kalonte edhe një delegacion i huaj, që u shkëmbye me atentatorët atje. Të gjithë këta policë që i gjejmë në operacione të bujshme me monopatina, nuk i gjejmë në Rinas. Këtë Ilir Prodën pse s’e largoni ju, që i ndodhën tre atentate.

Ju s’keni fuqi ta shkarkoni Ilir Prodën. Nuk e hiqni dot se Ilir Proda përfaqëson shefat tuaj të vërtetë, ata që ju kanë sjellë juve në pushtet. Gledis Nanon e hoqët po për atentatet, po Prodën pse nuk e hiqni? Kjo është e vërteta. Nuk e keni mohuar kurrë Ergys Agasin, që është ndërmjetës apo koordinator i krimit të organizuar, e ka thënë një ish-ministri i juaj, Arben Ahmetaj, e ka deklaruar publikisht. Jeni e vetmja qeveri që ka koordinator për krimin e organizuar, e thotë vetë ministri juaj. Në shumicën e atentateve të ndodhura në vend dalin të përfshirë efektivë të niveleve të larta të policisë, të thotë qeveria nëse janë marrë masa dhe nëse po hetohen mungesat e të dhënave nga shërbimet inteligjente, sidomos në lidhje me ngjarjen në aeroport." tha Balliu.

Të fundit