Flash News

Ditari i Opozitës

E keni mbështetjen e grupit të Alibeajt për të kandiduar në Elbasan? Përgjigjet Boçi

E keni mbështetjen e grupit të Alibeajt për të kandiduar

Luçiano Boçi shpalli sot kandidaturën për primaret që PD do të organizojë për Bashkinë e Elbasanit. Nënkryetari i PD tha për mediat se ka mbështetjen e bazës, por edhe të grupit të Enkelejd Alibeajt.

Kujtojmë që negociatat për të dalë me kandidat të përbashkët në zgjedhje mes PD-së së Sali Berishës dhe grupit të Alibeajt, dështuan.

“Grupimin tjetër unë e artikulova, kam dhe dakordësinë e tyre, nuk është deklaratë formale. Kontaktet tona kanë qenë dhe janë të vazhdueshme e kontaktet e mia personale do jenë të vazhdueshme për të realizuar atë fuzionim të gjitha forcave tona që i kemi pasur dikur, i kemi e do i shtojmë që të arrijmë objektivin e fitores në Bashkinë e Elbasanit”, tha Boçi.

 

 

Të fundit