Flash News

Ditari i Opozitës

“E keni shndërruar Kuvendin në ‘burg’”, vetëm dy deputetë të opozitës u lejuan në Konferencën e Kryetarëve

“E keni shndërruar Kuvendin në ‘burg’”,

Vetëm dy deputetë të opozitës u lejuan në mbledhjen e Konferencën e Kryetarëve.

Konkretisht, Agron Gjekmarkaj dhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Bebi Gjergji.

Në videon e publikuar nga deputetja Gjergji dëgjohet kjo e fundit duke e quajtur të turpshme qëndrimin e Kuvendit, ndërkohë që shton se “deputetët janë lënë jashtë dhe disa të tjerë janë mbyllur në ashensor”.

Deputetët janë jashtë, i keni mbyllur në ashensor brenda! Nuk lejohet të futet në mbledhje Gazment Bardhi, të cilin e keni ftuar! Buxheti është një turp që e diskutoni pa opozitën prezent.

Po mohet e drejta e fjalës! Turp!”- shprehet kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë.

Ndërkohë që Gjekmarkaj dëgjohet të thotë se e keni shndërruar në “burg” Kuvendin.

 

Të fundit